Bllokimi i integrimit, Rama: Vlerat universale një sfidë për vetë BE

6 KORRIK 2021 XHACKA frame 19255 1100x620

Sërish i ashpër ka qenë kryeministri Edi Rama në lidhje me Bashkimin Europian për bllokimin e datës për konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe mos heqjen e vizave për Kosovën.

Në aktivitetin e organizuar për anëtarësimin e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në OKB, Rama u shpreh se dhe vetë BE është përballë një sfide për të mishëruar vlerat universale.

“Nuk është koha më e mirë për rrugëtimin tonë drejt BE. Më bëri një vërejtje të bukur dhe kuptimplotë një mendje e kthjellët në lidhje me një fjalimin tim në Bruksel. Vlerat që t’i i quan europiane, tha, kur flet për BE nuk janë vlera ekskluzive të Bashkimit Europian, por janë vlera universale, të cilat dhe vetë unioni përpiqet t’i mishërojë njësoj siç përpiqen dhe demokracitë e tjera përfshirë Shqipërinë. Por nuk është vetëm Shqipëria dhe Ballkani që jo gjithmonë ja dalin të jetojnë me ato vlera po edhe vetë BE.

Shumë e vërtetë pasi nëse nuk do të ishte që vlerat universale të ishin një sfidë dhe për vetë BE, sot Kosova nuk do të ishte e penguar në lëvizjen e lirë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të ishin ende në pritje për marrjen e një date për konferencën e parë ndërqeveritare në Zoom. Vetë Ballkani nuk do të ishte i ndarë deri dhe tek vaksinat kundër vdekjes nga BE”, tha kryeministri Edi Rama.