Brazili, finalisti i parë i Kupës së Amerikës

paqueta 1100x620

Brazili është ekipi i parë që pret biletën për finalen e Kupës së Amerikës.

5 herë kampionët e Botës mundën me rezultatin e ngushtë 1-0 Perunë, falë një goli të Lucas Paqueta, në pjesën e parë të ndeshjes.

Në minutën e 35, Neymar jep një asist të shkëlqyer dhe mesfushori i Lyon dërgon topin në rrjetë.

Brazili tashmë pret në finale fituesin e çiftit Argjentinë-Kolumbi.