Celibashi nuk i ndërpreu mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, PD ankimon vendimin

Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili vendosi të mos i ndërpresë mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës.

Sipas PD, Qerim Ismailaj është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit pasi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Më 2 korrik Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos ndërpresë mandatin kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajt. Sipas Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, Ismailaj nuk është në kushtet e ndalimit.