Champions League, gati debutimi i klubeve shqiptare. Teuta përballë Sheriff Tiraspol

teuta stervitje 1100x620

Klubet shqiptare të futbollit janë gati të nisin aventurën e tyre në Champions League.

Prishtina, skuadra që kaloi me sukses paraeliminatoret, tashmë është në fazën e parë të Champions dhe do të sfidojë hungarezët e Ferencvaroshit, ekipin ku aktivizohet edhe kuqeziu Myrto Uzuni.

Në orën 20:00, në fushë do të zbresë Shkëndija e Tetovës, skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, e cila do të ketë përballë ekipin slloven të Muras.

Të mërkurën, në orën 19:00 do të jetë radha e kampionëve të Shqipërisë, Teutës, për të debutuar në Durrës ndaj klubit të mirënjohur moldav, Sheriff Tiraspol.