Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak pret Bislimin: Gjithçka do të jetë politike, jo teknike

lajcak 1100x620

Bashkimi Europian vijon parapërgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. I emëruari I posaçëm për Dialogun, Miroslav Lajçak, priti në Bruksel zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, me të cilin bisedoi për normalizimin e raporteve, Prishtinë-Beograd.

“Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, shkruan Lajçak në Twitter.

Në Bruksel gjendet edhe përfaqësuesi I qeverise serbe, Petar Petkoviç. Ky I fundit thotë se do të këmbëngul në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Bislimi dhe Petkoviç do të takohen nesër në Bruksel me ndërmjetësimin e Lajçak.

Ndërkohë, gjatë këtij muaji parashikohet një takim tjetër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për dialogun për normalizimun e raporteve.