Dogji 20 ha pyje në Vithkuq, policia procedon zjarrëvënësin e dyshuar

Zjarr pyll vithkuq 1100x620

Policia e Korçës ka identifikuar dhe nisur procedimin penal ndaj një 54-vjeçari, i cili dyshohet si autor i zjarrëvënies në pyllin e Vithkuqit, ku u dogjën mbi 20 hektarë me pisha, shkurre dhe bimësi të tjera.

Zjarri në këtë zgjati për tre ditë ndërsa për shuarjen e tij u angazhuan me dhjetëra forca zjarrfikëse, efektivë të forcave të armatosura, punonjës të njësisë administrative dhe banorë të zonës.

I dyshuari për këtë zjarrvënie është banor i Vithkuqit, ndërsa për momentin nuk jepen detaje nëse zjarri ka qënë aksidental apo i qëllimshëm.