Dosjet e nxehta të Kushtetueses, vendimet e fundit japin shpresë për konsolidimin e Gjykatës

Opinionistët i vlerësojnë si lajme të mira ato nga fronti i Gjykatës Kushtetuese për disa nga dosjet e nxehta që kanë përballur politikën.

Rrëzimi i bazës ligjore që çoi në vendimin e Këshllit Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar, shfuqëzimi i herësit në listat e kandidatëve për deputetë dhe i dispozitës ligjore që i lëshonte terren policisë të përgjonte pa lejen e prokurorisë janë shenja se balanca dhe kontrolli i pushteteve ka nisur të funksionojë, deklarojnë Adriatik Lapaj dhe Mentor Kikia.

“Rezultatet janë të mira, shpresoj që të vazhdojë kështu.”, u shpreh Adriatik Lapaj.

“Është një lajm i mirë sepse duhet kuptuar që pavarësisht vendimeve që mund të dalin, Parlamenti duhet të jetë një institucion që të vërë fre.”, shtoi Kikia.

Sipas Avokatit Lapaj kontrolli i shumë pushteteve bëri që qeveria të mos përmbahet në tejkalimin e Kushtetutës.

“Është Instikt I qeverive për të marrë më shumë kompentenca nga sa u takon. Është gjykata kushtetuese që thotë stop, ky është kufiri.”, u shpreh Lapaj.

Ndërkohë përtej provave të mira që ka dhënë, Gjykata që ende pret të plotësohet me tre anëtarë të tjerë, gazetari Kikia mendon se gjyqtarët e kushtetueses dështuan në sfiden e parë, atë të vlerësimit të vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30qershorit 2019.

“Nuk bëri mire që ju drejtua Venecias. Kushtetuesja duhet të jetë e aftë të marrë vetë vendime pavarësisht presionit politik.”

Por sapo ka nisur ky intensitet pune i mbartur në kohe për shkak të mosfunksionimit të kësaj Gjykate. Pas vendimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit që pritet të merret kur Vencia të sjellë opinionin e saj, sfida e radhës për anëtarët është vlerësimi i vendimit të Parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Republikës.