Emrat dhe akuzat për të gjithë të arrestuarit në Bashkinë e Lushnjës, mes tyre edhe administratorët e dy kompanive

212499587 4153107301439731 7374128789888942486 n 1100x620

A2 ka siguruar urdhrat e ndalimit dhe masat e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Posaçme për 8 punonjësit e Bashkisë së Lushnjës, mes të cilëve edhe kryebashkiaku Fatos Tushe, si dhe administratorëve të 2 kompanive, të akuzuar si të përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Tushen, drejtorin e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike të Bashkisë Lushnjë, 3 zyrtarë të tjerë dhe administratorët e dy kompanive private, pjesëmarrëse ne tenderë publikë.

Të ndaluar me masën e sigurisë “arrest me burg”

1. Fatos Tushe, i dyshuar për shpërdorim detyre;

2. Flamur Peqini, drejtor i ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”;

3. Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për “falsifikim dokumentesh”;

4. Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për “falsifikim dokumentesh”;

5. Gazmend Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”;

6. Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”;

7. Blerta Turku, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”.

Të ndaluar me masën e sigurisë “arrest në shtëpi

1. Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”;

2. Margarita Gjërmeni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”;

3. Andri Musho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”;

4. Ani Simoni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”.