
Gati për Anglinë, Kjaer karikon tifozët: Do të jeni në fushë me ne
Danimarka po bën gati përgatitjet e fundit për përballjen me Anglinë dhe kapiteni i saj Kjaer nuk harron në këto momente për të falënderuar tifozët që i kanë ndjekur hap pas hapi në këtë aventurë.
Përmes një mesazh në Twitter, Kjaer shkruan se do të japin gjithçka në Wembley dhe se tifozët do të jenë bashkë me ta në fushë.
“Po shkojmë në Wembley. Po shkojmë në gjysmëfinale. Shumë faleminderit për mbështetjen fantastike. Do të jeni të gjithë bashkë me ne në fushë”, shkruan Kjaer.