Kina prezanton vaksinën e përgatitur me shkencëtarët rusë

171037502 e24be149 b968 4cea b0fe fa610dbbb5d1 600x338

Një tjetër vaksinë është prezantuar së fundmi kundër pandemisë së koronavirusit dhe ajo është përgatitur nga shkencëtarët rusë dhe kinezë.

Lajmi u dha për Interfax nga ambasadori kinez në Moskë, Zhang Hanhui, pa dhënë më shumë detaje për vaksinën dhe as për emrin e saj.

“Puna kërkimore është realizuar në Shën Petërburg dhe u përfundua me sukses. Tani presim që vaksina të miratohet nga autoritetet ruse për përdorim”, u shpreh ambasadori.