Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi në Shqipëri, 7 raste nga 2907 testime, 55 raste aktive në vend

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 16:41 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 7 raste nga 2907 testime, 55 raste aktive

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete në Shqipëri. Nga 2907 testime te kryera janë regjistruar 7 raste të reja dhe 4 të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë në këto bashki: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (6 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        7

Të shëruar në 24 orë     4

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore               2,907

Testime totale            821,526

Raste pozitive             132,544

Raste të shëruara       130,033

Raste Aktive                  55

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          23

Shkodër       8

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Korçë          5

Lezhë           2

Fier              1

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli