Liria e medias e kërcënuar, Vokshi: Rama zyrtarizon nesër zëdhënësen e PS në krye të AMA

mb albana vokshi frame 1119 1100x620

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Albana Vokshi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga vendimi për të emëruar në krye të autoritetit te medias audiovizive zëdhënësen e Partisë Socialiste.

Vokshi  e ka cilësuar këtë vendim si autokrat ku sipas saj Rama do të këtë nën kontroll të gjithë mediat.

“Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij. Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri”, shkruan Albana Vokshi në reagimin e saj.

Sipas Vokshit nëse Rama merr këtë vendim atëherë  media dhe demokracia e vendit tonë do të jenë më të kërcënuara.