Luan me Realin dhe paraqitet në stërvitje në gjendje fizike të papranueshme, nervozohen tifozët

Nisja e stërvitjes tek ekipi i Real Madrid u shoqërua me një skenë shumë të komentuar në rrjetet sociale.

Një video e publikuar nga vetë klubi madrilen provokoi shumë reagime mes tifozëve, të cilët kritikuan ashpër sulmuesin Luka Jovic.

Në pamje shihen lojtarët duke hyrë në fushën stërvitore dhe mes tyre shfaqet sulmuesi serb, që duket qartë që ka shtuar kilogramë gjatë pushimeve.

Jovic është kthyer te Reali pas huazimit tek Eintracht dhe ende nuk dihet e ardhmja e tij. Serbi duhet të zhvillojë një fazë përgatitore shumë të mirë për të bindur trajnerin Carlo Ancelotti që t’i japë një mundësi këtë sezon.