“Luftë” në qiell, duel i ashpër mes shqiponjave

Një moment i rrallë është fiksuar nga kamera e fotografit të njohur nga Nju-Jorku, Christopher Ang.

Dy shqiponja janë fotografuar në një përplasje të ashpër mes tyre në lartësi.

Shpendët e mëdhenj dhe të fuqishëm shihen teksa përleshen me kthetrat e tyre të forta, ndërsa në fund shqiponja humbëse përfundon me kokën poshtë dhe e pafuqishme për të luftuar.

Në fund të duelit të pazakontë, humbësi u la i lirë dhe zogjtë fluturuan në drejtime të ndara.