Ndahet nga jeta poeti dhe skenaristi Petrit Ruka

Ndahet nga jeta Petrit Ruka, poet dhe skenaristi që i dha artit shqiptar mbi 10 vëllime poetike dhe disa ide të skalitura në kinematografi.

Ruka vuante prej disa kohësh në një sëmundje e cila i ka marrë jetën mëngjesin e kësaj të marte, por ndonëse fizikisht nuk jeton më, ai lë pas një pasuri vargjesh që janë blerësuar kurdoherë me çmime.

Petrit Ruka vlerësohet me çmimin “Libri më i mirë poetik i vitit 1983 me vëllimin “Atdheu fillon tek zemrat”, Çmimi i parë për skenarin e filmit “I vdekuri i gjallë” në Festivalin e 10-të Kombëtar Kinematografik në vitin 1993, Çmimi i parë për kameran në filmin artistik “Plumbi prej plasteline” në Festivalin Kombëtar Kinematografik të vitit 1995. Ruka dallohet edhe në zhanrin e reportazheve dhe dokumentarëve dhe fiton Çmimi “Dokumentari më i mirë i Jubileut 2012” për filmin dokumentar “Kryekënga e Kombit” në vitin 2012, Çmimi i Akademisë KULT për dokumentarin më të mirë të viti 2012 për filmin “Kryekënga e Kombit” viti 2013, Çmimin poeti më i mirë i viti 2013 nga Fondacioni letrar “Harpa” Fier, Çmimi i parë poetik në Manifestimin poetik të Pejës, 2015.

Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005, 2007 – 2008 Pedagog i jashtëm, Universiteti i Arteve, Dega e Regjisë së Filmit.