Njëra rreh kunatën, tjetra bashkëjetuesin. Arrestohen dy shtetase në Lezhë

policia lezhe 600x338

Policia e Lezhës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetase me akuzën e dhunës në familje.

Bëhet fjalë për 45-vjeçaren me inicialet A. Gj., banuese në Kurbin, e cila ra në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, në fshatin Markatomaj.

E arrestuara e dytë është një 27-vjeçare me iniciale B.P., e cila ka goditur me sende të forta bashkëjetuesin e saj 24-vjeçar, në Tale.