
Rafaella Carra nderohet dhe në Wembley
Një moment emocionues është regjistruar përpara nisjes së gjysmëfinales mes Italisë dhe Spanjës në stadiumin e Wembley.
Organizatorët përkujtuan yllin me muzikës Rafaella Carra, e cila ndërroi jetë një ditë më parë, duke vendosur një nga këngët më të njohura të saj “A far l’amore comincia tu”.
UEFA pranoi kërkesën e federatës italiane dhe kënga hit në arenën ndërkombëtare u vendos ndërsa të dy ekipet po bënin nxehjen.
Kënga u këndua në kor nga të gjithë tifozët italianë që kishin mbushur shkallët e Wembley.