Rriten rastet e reja me Covid në Britani, 80 milionë persona të vaksinuar

BRITANI 1100x620

Britania e Madhe vijon të shënojë një rritje të rasteve të reja me koronavirus në javët e fundit, ndonëse fatmirësisht numri i fataliteteve ka rënë në nivelin më të ulët.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit 28,773 persona të tjerë rezultuan pozitivë me koronavirus ndërkohë që 37 të tjerë humbën jetën.

Deri tani në Britaninë e Madhe më shumë se 79 milionë persona e kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërkohë që 33.8 milionë i kanë marrë të dyja dozat.

Shumë shpejt, autoritetet kanë njoftuar se do të lehtësojnë edhe më tej masat për personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.