Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rriten shifrat në Izrael, ulet efikasiteti i Pfizer me variantin Delta

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 11:43 | Bota
Rriten shifrat në Izrael, ulet efikasiteti i Pfizer me variantin Delta

Mesatarja e moshës është e ulët, aq sa 50% e rasteve ka të bëjë me nxënës të shkollave, ndërkohë që rreth 50 mijë persona ndodhen në karantinë.

Rritja e statistikave përkon me shpërndarjen e shpejtë të variantit Delta në vend, që përbën tashmë rreth 90% të rasteve të analizuara, por edhe në një ulje të efikasitetit të vaksinave si ajo e shpërndarë nga vaksina Pfizer, të paktën për sa i përket variantit Delta, në vendin që ka numrin më të lartë të vaksinuarve në përqindje.

Më në detaj, ndërkohë që të dhënat e majit flisnin për një efikasitet të përgjithshëm të Pfizer që arrinte 94.3%, të dhënat e qershorit e ulin deri te 64%, edhe pse mbetet e lartë mbrojtja ndaj rasteve të rënda dhe vdekjeve.

 Të dhënat janë ende paraprake, por autoritetet e vendit po përgatisin mundësinë për një dozë të tretë për personat e vaksinuar.

https://a2news.com/2021/03/08/deshmi-te-normalitetit-ne-izrael-bare-dhe-restorante-te-hapura-fale-vaksinimit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë