Shiste kokainë në tabakino, arrestohet 40-vjeçari

pranga 1100x620

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili kishte përshtatur tabakinon për shitje kokaine.

Në kuadër të operacionit të koduar “ALLIASI”, pas një hetimi 5-mujor, u vu në pranga shtetasi me inicialet K.H., si dhe u sekuestrua kokainë, një pistoletë, 42 000 lekë dhe 8730 euro.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës në zonën e Alliasit, në një tabakino pranë banesës së tij, ku shiste lëndë narkotike kokainë, kundrejt 3500 lekëve për dozë.