Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shpërthen goma e një kamioni, vdes 20-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 09:28 | Kronikë
Shpërthen goma e një kamioni, vdes 20-vjeçari në

Një aksident tragjik gjatë procesit të punës, i ka marrë jetën një të riu 20-vjeçar në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në një gomisteri në lagjen 14 në zonën e ish-Kënetës.

Sipas të dhënave policore i riu Rafel Tafaj ishte duke riparuar gomën e një kamioni, kur goma ka shpërthyer papritur dhe forca e goditjes i ka shkaktuar edhe vdekjen të riut. Goma si pasojë e shpërthimit ka dalë fare nga disku, duke e goditur fort 20-vjeçarin.

Policia e Durrësit ka shkuar në vendngjarje, ndërsa një grup hetimor ka nisur verifikimin e kushteve të sigurisë në punë dhe zbardhjen e plote të rrethanave të këtij aksidenti fatal.

A2 CNN Livestream

Dita jonë