Shqipëria në Këshillin e Sigurisë, Rama: Sukses i madh në diplomaci, arritje edhe për Ballkanin Perëndimor

6 KORRIK 2021 XHACKA frame 15063 1100x620

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një sukses të madh në historinë e diplomacies, zgjedhjen e Shqipërisë për herë të parë e Shqipërisë si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurisë në OKB.

Në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, kreu I qeverisë u shpreh se në vendimin e 11 qershorit domethënia më e madhe ishte marrja e mbështetjes nga pjesa më e madhe e vendeve.

 “Zgjedhja për herë të parë e Shqipërisë si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurisë të OKB është një sukses i madh në historinë e diplomacisë dhe një arsye për të kuptuar se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për vete dhe për të tjerët, sidomos për rajonin.

Në vendimin e 11 qershorit domethënia më e madhe ishte marrja e mbështetjes nga pjesa më e madhe e vendeve. Kjo e Shqipërisë është një arritje dhe për Ballkanin Perëndimor që është ulur në tryezën më përfaqësuese vetëm një herë.

Pas kryesimit të OSBE, për të cilin morëm vlerësim, them se ulja në Këshillin e Sigurisë të OKB rikonfirmon një standard të ri besueshmërie dhe respekti për Shqipërinë. Falenderoj me mirënjohje të gjitha vendet që e mbështetën vendin tonë në këtë stacion, ku asgjë nuk ishte e sigurt dhe për ku punuan, besuan dhe arritën ta paraqesin bukur kandidaturën e Shqipërisë, diplomatë dhe politikbërës tanët.

Ky është një mësim për të guxuar më shumë që Shqipëria të bëhet më shpejt. Unë me shumicën e rizgjedhur do ta jetojmë këtë sfidë si arsye kryesore për t’u angazhuar më shumë dhe për të ecur më shpejt.”, u shpreh Rama.