Shtatë të infektuar me variantin “indian” të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

maqedoni covid 1100x620

Shtatë raste të pacientëve që janë infektuar me virusin “indian” janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet njoftuan se të gjithë të infektuarit janë pacientë që nuk janë të vaksinuar.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.873 testime, kurse janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19.

Nuk janë shënuar viktima si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi ndërsa vetëm 142 raste kanë mbetur aktive.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në 155.732, numri I të shëruarve është 150.104, kurse i viktimave 5.486.

Në 19 qytete të vendit nuk shënohet asnjë rast aktiv me COVID-19.