Tejkalimi i pagave, Barça mban peng blerjet e reja. Frikë edhe për Messin

Përditësuar më: 6/7/2021, ora 14:27
messi laporta

Tejkalimi i pagave, Barça mban peng blerjet e reja. Frikë edhe për Messin

Përditësuar më: 6/7/2021, ora 14:27

Telashet financiare te Barcelona janë aq të mëdha sa asnjë prej blerejeve të merkatos verore nuk është regjistruar ende te katalanasit.

Klubi blaugrana ka kaluar limitin e pagave në skudër, një rregull fiks i LaLigas, dhe derisa klubi të përfundojë spastrimet për të rregulluar bilancin, afrimet e reja si Sergio Aguero, Memphis Depay apo Eric Garcia nuk mund të figurojnë pjesë e kampionatit spanjoll të futbollit.

Media spanjolle raporton se nga 347 milionë euro rroga që Barcelona jep çdo vit, blaugranat duhet të reduktojnë totalin e pagave në rreth 160 milionë euro, një shkurtim drastik që ka çuar në vendime si ajo e lënies së lirë të Miralem Pjanic, praktikisht për të mos e paguar më. Barça vijon me largimet si Junior Firpo e Francisco Trincao në Premier League, Todibo në Francë apo Umtiti, Coutinho e Pjanic, të cilët së bashku do të kursenin rreth 230 milionë euro rroga.

Situata ka krijuar frikë te tifozët sa i përket të ardhmes së Leo Messit, i cili nuk ka rinovuar ende pikërisht sepse nuk ka zgjidhur kushtet e reja financiare me presidentin Joan Laporta. Paris Saint Germain dhe Manchester City janë rikthyer edhe njëherë sy e veshë nga ajo që po ndodh në Barcelonë.