Tenderi që çoi në arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës, u skualifikua firma që ofroi 7 milionë lekë më pak sesa fondi limit

Tenderi qe coi ne arrestimin e kryebashkiakut te Lushnjes u skualifikua firma qe ofroi 7 milione l 1100x620

Tenderi për të cilin SPAK nisi hetimet dhe vendosi të arrestonte kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, është i vitit 2020.

Bëhet fjalë për një tender për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj, në njësinë administrative Kolonjë, me numër reference 66404-0702302020. Në tender kanë marrë pjesë 3 kompani, njëra prej të cilave ka bërë një ofertë dukshëm më të ulët sesa fondi limit prej mbi 23 milionë lekësh, duke ofruar rreth 16 milionë lekë.

Por kjo kompani është njoftuar se është skualifikuar për disa mangësi. Në dokumentet e SPAK, të cilat A2 i ka lexuar, thuhet se arsye për skualifikimin e firmës që kishte ofruar 7 milionë lekë më pak në tender ishte edhe fakti se disa kamionë me të cilët do të kryheshin punimet dhe që ishin marrë me qira nga kompania, ishin të regjistruara si mjete për përdorim vetjak dhe nuk mund të jepeshin me qira.