U prek nga COVID-19, kryeministri i Luksemburgut në gjendje të rëndë

Bettel kryeministri 1100x620

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel është në gjendje serioze, por të qëndrueshme pas infektimit me koronavirus, bëri të ditur qeveria përmes një deklarate.

Bettel u shtrua në spital të dielën, pas simptomave të vazhdueshme dhe saturimeve të ulëta të oksigjenit. “Gjendja e kryeministrit konsiderohet serioze, por e qëndrueshme. Prandaj stafi shëndetësor ka vendosur se duhet të vazhdojë të qëndrojë në spital edhe për disa ditë”, tha ministria e shtetit në deklaratë.

48-vjeçari kishte marrë dozën e parë të vaksinës më 6 maj. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus pas samitit dyditor të BE-së në Bruksel në fund të muajit qershor, ku mes pjesëmarrësve ishin presidenti francez Emanuel Macron, kancelarja gjermane Angela merkel e lidera të tjerë europianë.