Vizita në Hungari, Meta pritet në takim nga kryeministri Viktor Orban

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Hungari, presidenti Ilir Meta u prit në një takim nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Zyra e Shtypit e Presidencës njofton se gjatë takimit Meta e ka falënderuar kreun e qeverisë hungareze për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj integrues në Bashkimin Europian, sidomos në hapjen e negociatave.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe rritja e investimeve hungareze në Shqipëri ku kryeministri Viktor Orban ka shprehur gatishmërinë për nxitjen e tyre duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme për të të forcuar edhe më te bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.