Zhduket nga radarët avioni rus me 28 persona në bord

a 26 1100x620

Autoritetet ruse kanë humbur kontaktin me një avion pasagjerësh me 28 persona në bord në lindje të vendit. Lajmi raportohet nga agjencitë ruse të lajmeve dhe shërbimet e urgjencës. Avioni, një An-26, po fluturonte nga Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana në Gadishullin Kamchatka kur u ndërpre komunikimi.

Mësohet se dy helikopterë janë mobilizuar për të kërkuar aeroplanin.

Sipas disa burimeve, avioni mund të jetë përplasur në det ose mund të jetë përplasur në tokë afër një miniere qymyri në zonën Palana.

Rrëzimi i fundit serioz i avionit në Rusi daton në maj të vitit 2019, kur një Sukhoi Superjet i ndërmarrjes kombëtare Aeroflot u detyrua të bënte një ulje emergjente dhe mori flakë në pistën e një aeroporti të Moskës, duke shkaktuar 41 viktima. Në shkurt 2018, një Saratov Airlines AN-148 u rrëzua pak pas ngritjes pranë Moskës për shkak të gabimit njerëzor, duke vrarë të 71 personat në bord.