Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

11 të dënuar për 100 mijë kërcënimet online ndaj adoleshentes që kritikonte Islamin

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 19:08 | Bota
11 të dënuar për 100 mijë kërcënimet online ndaj

Një gjykatë në Francë shpalli fajtorë 11 persona për dërgimin e mesazheve abuzive ndaj një adoleshenteje që postonte video ku kritikonte Islamin.

“Ne fituam dhe do të fitojmë sërish”, u shpreh e kërcënuara Mila pas dënimeve me kusht nga 4 deri në 6 muaj që gjykata dha për të gjithë të akuzuarit.

Mila ishte vetëm 16 vjeç, kur klipi i saj i parë u bë viral. Që nga ajo kohë vajza ka marrë 100 mijë mesazhe urrejtjeje dhe jeton 24 orë nën mbrojtjen e policisë. Tashmë në moshë 18 vjeçare, vajza e re është detyruar të mos vazhdojë dhe shkollën pas kërcënimeve që ka marrë.

Postimet e saj kundër Islamit nisën kur ajo për herë të parë u quajt “lezbike e ndyrë” nga një blogger mysliman ndërsa fliste për seksualitetin në Instagram.

Historia e saj ka ringjallur një debat të gjerë në Francë në lidhje me lirinë e shprehjes dhe blasfeminë si dhe mbrojtjen e fëmijëve të shkollave nga bullizimi online.

10 burra dhe 3 gra të moshës 18-30, nga zona të ndryshme të Francës dolën përpara gjykatës për mesazhet ofenduese dhe disa prej tyre e kishin kërcënuar me jetë adoleshenten. Megjithatë, akuzat ndaj njërit u rrëzuan për shkak të mungesës së provave, ndërsa një tjetër u lirua si pasojë e një problemi procedural.

A2 CNN Livestream

Dita jonë