Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Aksidenton policin dhe përplas dy makina, arrestohet 33-vjeçari që bënte gara me Benz

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 14:55 | Kronikë
Aksidenton policin dhe përplas dy makina, arrestohet 33-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar i cili me manovrat e tij të rrezikshme në rrugë aksidentoi punonjësin e Policisë dhe dy mjete të Policisë.

Ky person ishte i ndëshkuar administrativisht edhe tri herë të tjera brenda 10 ditëve, për manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në qendrat e banuara.  

Policia Rrugore i ka pezulluar lejen e drejtimit për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe qarkullim në sens të kundërt, i heq të gjitha pikët e lejes së drejtimit, e ndëshkon me vlerë maksimale 100 000 lekë të rinj dhe ndalim administrativ të mjetit për 1 muaj. 

Shtetasi M. Y., banues në Tiranë, ka qenë i dënuar më parë edhe për vjedhje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli