Bino përjashton rastet me variantin Delta në Shqipëri, apel qytetarëve të vaksinohen

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka përjashtuar hyrjen e variantit Delta në vendin tonë. E kontaktuar nga A2 CNN, ajo thotë që nuk ka raste dhe as të dyshuar të variantit indian të koronavirusit në Shqipëri, por nuk përjashton mundësinë e hyrjes së tij në vend.

“Nuk kemi raste të konfirmuar me variantin Delta dhe as të dyshuar. Aktualisht, jemi në pozitivitet të ulët, por kjo nuk përjashton mundësinë e hyrjes se varianteve të Covid”. 

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi kohët e fundit, ka interes të ulët për të. Sipas saj, të gjitha vaksinat të mbrojnë nga rastet e rënda edhe të variantit Delta.

“Bëj thirrje për vaksinim pasi po vihet re një ulje e interesit për vaksinë. Të gjitha vaksinat të mbrojnë nga rastet e rënda edhe të variantit Delta”.