Argjentina mposht me penallti Kolumbinë, e pret Brazili në finale

argjentina

Do të jetë Argjentinë-Brazil finalja e Kupës së Amerikës.

Bardhekaltërit fituan ndaj Kolumbisë vetëm pas serisë së 11-metërshave, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1.

Lautaro Martinez kaloi në avantazh argjentinasit që në minutën e shtatë, ndërkohë që Kolumbia barazoi në pjesën e dytë, me anë të Luis Diaz (61’).

Nga pika e bardhë gabuan Sanchez, Mina dhe Cardona, duke lejuar Argjentinën që në 11 korrik të luajë për trofeun ndaj rivalëve të përjetshëm, Brazilit.