Eriksen, bashkëshortja e tij dhe mjekët që i shpëtuan jetën ftohen për të parë finalen e “Euro 2020”

Publikuar më: 7/7/2021, ora 12:55

Eriksen, bashkëshortja e tij dhe mjekët që i shpëtuan jetën ftohen për të parë finalen e “Euro 2020”

Publikuar më: 7/7/2021, ora 12:55

Christian Eriksen, bashkëshortja e tij dhe 6 mjekët që i shpëtuan jetën futbollistit, janë ftuar nga UEFA në finalen e “Euro 2020”, që do të luhet të dielën, në Wembley.

Agjenti i futbollistit të Interit, Martin Schoots, tha për “Sportsmail”: “Christian ndihet ende pjesë e ekipit. Danimarka është vend i vogël dhe lidhja mes lojtarëve është shumë e ngushtë”.

Ende nuk ka konfirmim nëse Eriksen do të jetë në Londër, ndërsa 6 mjekët e kanë pranuar ftesën tashmë.

Njëri prej tyre, Peder Ersgaard, tha për revistën Fagbladet FOA se është shumë i emocionuar, njësoj “si një fëmijë në prag të Krishtlindjes”. 

Danimarka do të luajë sot gjysmëfinalen ndaj Anglisë dhe nëse fiton, Eriksen do të jetë i pranishëm në stadium për të parë përpjekjet e shokëve të tij për të ngritur trofeun e madh kundër Italisë.