Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Forcimi i drejtësisë, Kim: Ka rezultat, por presim të shohim më shumë në muajt e ardhshëm

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 12:05 | Politikë
Forcimi i drejtësisë, Kim: Ka rezultat, por presim të shohim

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, në konferencën për rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë, deklaroi se ky është moment i rëndësishëm për këto institucione.

“Ky është moment i rëndësishëm. Të gjithë i kanë parë lajmet. Ajo që po shohim është rezultat i një pune të vështirë. Presim të shohim më shumë në ditët e në muajt që do të vijnë. Është mirë të shikoj drejtuesit e institucioneve të akuzës së bashku. Ju e dini që ndjekja penale e suksseshme nuk varet nga puna e mirë e një institucioni të vetëm, por bashkëpunimi i shumë institucioneve për të rritur besimin e publikut te drejtësia penale. Ngritja e këtyre institucioneve ka qenë hap thelbësor në ndërtimin e themeleve të reformës. Ju duhet të vazhdoni përpara. Sistemi është funksional, por nuk është në majë të përformancës për shkak të mungesës së personelit dhe mosbesimit të publikut tek ata që nuk kanë kaluar vetting-un”, deklaroi Yuri Kim.

https://a2news.com/2021/07/07/olsian-cela-destinacioni-final-eshte-shteti-ligjor-dhe-kthimi-i-besimit-te-publikut-te-drejtesia/

“Presidenti Joe Biden zgjeroi urdhrin ekzekutiv të personave që kanë të bëjnë me korrupsionin në Ballkanin Perëndimor. Ky urdhër duhet të nxisë prokurinë për hetimet kundër korrupsionit”, shtoi ambasadorja amerikane.

https://a2news.com/2021/07/07/forcimi-i-drejtesise-gjonaj-vetem-nepermjet-bashkepunimit-do-te-kemi-sistem-drejtesie-te-efektshem/

A2 CNN Livestream

Dita jonë