Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Garë sprint në F1 për më shumë spektakël, Hamilton ul entuziazmin: Do të jetë e mërzitshme

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 13:24 | Sporte të tjera
Garë sprint në F1 për më shumë spektakël, Hamilton

Në pistën e Silverstone do të zhvillohet për herë të parë gara sprint në Formula 1, që do të shërbejë për të konfirmuar linjën e nisjes së makinave për garën e së dielës.

Kjo garë do të jetë vetëm 100 km dhe drejtori sportiv i Formula 1, Ross Brawn, e ka përshkruar si “100 kilometra aksion”.

Por, nuk mendon kështu 7 herë kampioni i Botës, Lewis Hamilton. Piloti i Mercedesit është i bindur se kjo garë nuk do të ofrojë spektakël për tifozët: “Me siguri do të formohet një tren i gjatë, me makinat që do të ruajnë pozicionet. Shpresojmë të ketë parakalime, por ka shumë mundësi që të mos jetë fare emocionuese si garë”.

Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe do të nisë të premten me provat e lira të paradites, që do të pasohen nga kualifikueset për garën sprint. Të shtunën, do të zhvillohet gara sprint dhe kush e fiton këtë garë, do të niset nga “pole position” të dielën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë