Gjenerali Clark viziton sot Kosovën

clark 1100x620

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.

Gjenerali Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Pas takimit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie.

Gjatë ditës, gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.