“Goditjet e SPAK ende në nivel lokal”, Gjokutaj: Pandëshkueshmëria si pasojë e ndërhyrjes së dhunshme të politikës

Lëvizjet e fundit të SPAK janë në rrugën e duhur dhe duhen përshëndetur, por SPAK duhet të shkojë në nivel qendror të ndëshkimit të korrupsionit, sepse ka mbetur në nivel lokal. Kështu u shpreh në studion e Ditari në A2 CNN avokati Genc Gjokutaj. Duke folur për rastin më të fundit të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, ai thotë se një proces i rregullt ligjor është detyrim dhe duhet të krijohet një precedent i drejtë për të arritur në nivele të tjera korrupsioni.

“Kjo që po ndodh me SPAK është ajo që pritej prej kohësh, është një nga qëllimet e ngritjes si strukturë për të pasur një ekspertizë të specializuar në drejtim të këtij krimi. Këto lëvizjet e fundit janë në rrugën e duhur dhe duhen përshëndetur. Është obligim garantimi i një procesi të rregullt ligjor që garanton të drejtat dhe liritë e njeriut dhe krijon precedentë të shëndoshë që SPAK të shkojë në nivele të tjera korrupsioni. SPAK ka mbetur në nivel lokal dhe nuk është afruar në nivel qendror ku aferat korruptive janë në përmasa shumë herë të mëdha dhe rrezikshmëria e veprave rrok një gamë më të gjerë dhe rrezikshmëria e personave përgjegjës është shumë më e madhe”.

Gjokutaj shigjeton politikën për pandëshkueshmërinë, kur thotë se ka ndërhyrë dhunshëm në drejtësi. Sipas tij, nëse pjesa e kalbur e politikës do të vihet para përgjegjësisë atëherë dhe mundësia e politikës për të ndërhyrë në vendimmarrje të drejtësisë shkon drejt minimizimit.

“Unë besoj që jem në një stad të ri juridik dhe politik se në rastet që përmendet ka çeduar për shkak të politikës se pushtetarët lokalë organizojnë dhe zgjedhjet. Unë jam skeptik, por dua të besoj deklaratën e kryeministrit, i cili është përgjegjësi kryesor nëse këta njerëz do të kenë apo jo mbështetjen politike gjatë një procesi. Kultura e pandëshkueshmërisë është pasojë e ndërhyrjes së dhunshme të politikës që kanë qenë të trysnuara dhe të tromaksura nga politika dhe me arrestime në radhët e tyre. Nëse politika distancohet nga interesi për të diktuar përfundimin e një çështjeje në fajësi ose jo, apo vendim qesharak atëherë rezultatet do të jenë konkrete. Nëse pjesa e kalbur e politikës do të vihet para përgjegjësisë atëherë dhe mundësia e politikës për të ndërhyrë në këto vendimmarrje shkon drejt minimizimit”.

Sa i takon rastit të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, ai shprehet se vepra e shpërdorimit të detyrës do një kujdes të madh ligjor në individualizimin e përgjegjësisë.

“Vepra e shpërdorimit të detyrës është gjenerike, do një kujdes të madh ligjor në individualizimin e përgjegjësisë. Korrupsioni është konkret, kurse shpërdorimi duhet vërtetuar, ku janë veprimet konkrete në kundërshtim me detyrën. Numri i personave të arrestuar flet për veprimtari të gjerë. Nuk flitet për shkelje individuale, por për strukturë. Nga njëra anë është interesi publik, këto janë vepra të rrezikshme dhe personi që i kryhen është i rrezikshëm. Unë them që duhet të prevalojë njësoj goditja e krimit dhe dëshira.

Gjokutaj thekson se korrupsioni e krimi i organizuar janë vepra specifike që pa u vërtetuar nuk mund të kalosh te personat.

“Goditja e këtyre fenomeneve; korrupsioni e krimi i organizuar janë vepra specifike që pa u vërtetuar nuk mund të kalosh te personat. Me vërtetimin e elementit korruptiv subjektet përgjegjës janë të përcaktuar sipas ligjit. Prokurori vepron në dy mënyra, vepron mbi bazën e një kallëzimi që nga kallëzimi i shtetasve dhe institucioneve të specializuara dhe të veçanta. Procesi penal nuk është civil, por mund të vijë dhe kryesisht te një afere korruptive”.