Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Haxhimali: Agjencia e bregdetit, dështim spektakolar. Zëvendësministrja Çuçi: Turizmi kërkon qëndrueshmëri

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 21:21 | Ekonomi
Haxhimali: Agjencia e bregdetit, dështim spektakolar.

I ftuar në A2 Business, ku u diskutua për turizmin, Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i shoqatës së Bashkive u shpreh se agjencia e menaxhimit të bregdetit nuk ka sjellë asnjë rezultat pozitiv, madje vetëm ka shtuar burokracitë, tha ai.

“Të ecim me parulla, “jemi gati”, nuk na çojnë në asnjë drejtim. Sot jemi në javën e parë të korrikut dhe çelja e sezonit turistik ka 5 apo 6 javë që është bërë. Do të ishte mirë që institucionet ta kishin mbyllur procesin e hapjes së sezonit turistik, të dhënies së kontratave, më datën 15 maj. Kjo do të ishte gjëja më e mirë që do të kishin bërë. Agjencia e menaxhimit të Bregdetit është një dështim spektakolar, nuk ka sjellë asnjë rezultat të mirë, vetëm se ka shtuar burokracitë në këtë vend, pa hyrë në konceptim e decentralizimit, pasi është një fushë tjetër. Kjo agjenci nuk solli asnjë risi, nuk zgjidhje asnjë problem. Kur do ta kenë lejen e shfrytëzimit të stacioneve të plazhit këto? Nga pikëpamja menaxheriale ky sezon turistik nuk më jep lajme të mira”.

Ndërkohë, zëvendësministrja e Turizmit, Ornela Çuçi, reagoi duke thënë se turizmi kërkon qëndrueshmëri

“Bashkitë janë të afta të kryejnë një sërë procesesh, por turizmi kërkon qëndrueshmëri, është një industri e vërtetë dhe për këtë arsye plazhet nuk mund të ndahen në parcela të vogla dhe të ndryshojnë çdo vit. Kjo bëhet që të trajtohet si një aset.

https://a2news.com/2021/07/07/menaxhimi-i-plazheve-gerxhani-administrata-u-kujtua-me-vonese-zv-ministrja-cuci-zgjidhje-afatgjate/
https://a2news.com/2021/07/07/ozuni-turizmi-ne-shqiperi-perfitoi-pasi-u-hapem-para-greqise-e-kroacise/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani