Hoxha: Të huajt nuk vijnë në Shqipëri për arsye të besimit, duhet të ndryshojmë imazhin

Sezoni turistik tashmë ka nisur dhe të gjithë shpresojnë në një sezon të mbarë, pas vitit të vështirë pandemik. Megjithatë, Ismail Hoxha, ekspert turizmi deklaroi në A2 Business që arsyeja kryesore pse të huajt nuk vijnë në Shqipëri është mungesa e sigurisë dhe besimit.

Sipas Hoxhës, nëse ndryshojmë imazhin që të huajt kanë për vendin tonë, Shqipëria do të jetë një destinacion i kërkuar, së paku në tregun europian, pasi ka qenë i izoluar për shumë vite.

“Konkurencën e kemi me veten tonë. Arsyeja që turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri është vetëm për arsye të sigurisë, besimit. Ne nga brenda e njohim shqiptarët, por po të pyesësh shqiptarët që jetojnë jashtë,  po të pyesim të huajt, akoma pyetjet kryesore janë a ka siguri, a jemi në zhillim, ka rrugë, ka muzikë?

Ne duhet të ndryshojmë imazhin dhe duhet të fokusohemi që Shqipëria është një vend shumë i mirë. Tani që po kthehen turistët, është fakti që vinin ta shihnin Shqipërinë, të shkonin, dhe të vinin vitin tjetër të vinin më gjatë. Se nuk mund të rrezikojë një i huaj që pushimet e tij 15 ditore ti bëjë në në vend që nuk e di sesi është. Them që e kemi me veten tonë për faktin se Shqipëria në tregun europian të pakten, është një vend që sido të jetë po të ofrojë, siguri, besim dhe me shumë kushte , është një vend që do jetë i kërkuar. Pasi ka qen i pamundur 45 vite për tu vizituar, i pamundur 2o e ca vite gjatë tranzicionit. Nëse ju premtojmë se Shëipëria është një vend i sigurtë, me hotele të mira.”, deklaroi Ismail Hoxha, ekspert turizmi.