Italianët ia dedikojnë fitoren Spinazzola-s, Bonucci: Ndeshja më e vështirë e jetës

Publikuar më: 7/7/2021, ora 00:27
215308102 501ed347 1ce5 467a b091 cde6d4f5a613 920x579

Italianët ia dedikojnë fitoren Spinazzola-s, Bonucci: Ndeshja më e vështirë e jetës

Publikuar më: 7/7/2021, ora 00:27

“Janë vetëm tre ditë për të marrë veten. Është me të vërtetë diçka e pabesueshme ajo që po bëjmë. Do të rikthehemi këtu pas 5 ditësh dhe duhet të kemi të njëjtin agresivitet për të çuar në Itali atë që na mungon prej 50 vitesh”, këto ishin fjalët e mbrojtësit Bonucci pas fitores së Italisë ndaj Spanjës.

“Kjo ishte një ndër ndeshjet më të vështira që kam luajtur. Komplimente Spanjë për atë që dha në fushë. Edhe njëherë kjo skuadër tregoi vlerat në fushë. Donnarumma u tregua i madh, po ashtu dhe lojtarët që gjuajtën penalltitë”, shtoi Bonnuci.

Autori i golit të italianëve në gjysmëfinalen përballë Spanjës ia dedikoi fitoren Spinazzolës, i cili u largua nga grumbullimi me kombëtaren pasi pësoi një dëmtim të rëndë.

“Fitorja e sotme i dedikohet Spinazzola-s. Ky grup është i jashtëzakonshëm. Në ndeshjen e sotme u lodhëm shumë, por jemi profesionistë dhe të luajmë pas 4 ditësh nuk na shqetëson”, u shpreh sulmuesi.