Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Konfliktohet me bashkëshortin, hidhet nga ballkoni 24-vjeçarja në Durrës

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 09:31 | Kronikë
Konfliktohet me bashkëshortin, hidhet nga ballkoni 24-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Sipas Policisë, pas një konflikti me bashkëshortin, 24-vjeçarja Anisa Gjini është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar bashkëshortin e saj 31-vjeçarin, Alfred Gjini.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani