Legjislatura e re, Basha takon ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian

MB BASHA AMBASADORET frame 635 1100x620

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, ku ishte prezent edhe përfaqësuesi i Brukselit, Luigi Soreca.

Basha në takim shoqërohej nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe deputetja e zgjedhur, Jorida Tabaku.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca flet për një bisedë të gjatë.

“Në kuadër të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar, ne shkëmbyem opinione mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, median & reformën në drejtësi”, thekson ambasadori i BE-së.

Pak ditë më parë Basha kërkoi nga vendet europiane të reagonin ndaj autokratëve të Ballkanit, duke iu referuar kritikave të Kryeministrit Rama ndaj Bashkimit Europian mbi procesin e integrimit të vendit.