
Mancini nuk e fsheh entuziazmin: Tani kemi një finale për të fituar
“Merita i takon djemve, sepse ata besuan në gjithë këto tre vite, por nuk ka mbaruar ende. Duhet të mbledhim forcat, ato që kanë mbetur dhe të përgatitemi për në finale”.
Kështu u shpreh trajneri Mancini pas fitores së mundimshme që Italia mori ndaj Spanjës pas gjuajtjes së penalltive.
Tekniku nuk harroi të vlerësonte dhe kundërshtarët si një ekip shumë të mirë.
“Penalltitë janë mizore. Ishte një kundërshtarë i vështirë, Spanja është një ekip i shkëlqyeshëm që luan shumë mirë. Ne nuk luajtëm siç bëjmë zakonisht, por luftuam fort dhe e dinim se do të ishte kështu” Ata na shkaktuan probleme me këtë ndryshim, por më pas morëm koordinatat e duhura dhe nuk rrezikuam shumë. Ne e dinim që nga fillimi që Spanja ishte zotëruesi i posedimit, kështu që ata do të na bënin probleme, por na duhej të rregullonim dhe të luftonim fort, shtoi më tej Mancini.
I ngacmuar nga gazetarët se kjo ishte një fitore “alla italiane”, trajneri i “Azurrëve” u tregua diplomat duke thënë se “Ekipet e futbollit sulmojnë dhe mbrojnë, ata nuk mund vetëm të sulmojnë. Të dyja kishim raste, të dyja janë skuadra të shkëlqyera, të gjitha ekipet mbrojnë, jo vetëm italianët”.