Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Maqedonia e Veriut, me kryeministër shqiptar? Osmani në A2 CNN: Do ta thyejmë edhe këtë kështjellë, qoftë edhe për një ditë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 20:58 | Ballkani
Maqedonia e Veriut, me kryeministër shqiptar? Osmani në A2 CNN: Do ta

Si pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut është një klauzolë se cila i garanton shqiptarëve postin e kryeministrit në vitin e fundit të mandatit.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha në një intervistë ekskluzive në A2 CNN se kjo pjesë e marrëveshjes do të përmbushet, qoftë edhe për një ditë të vetme.

“Ka qenë strategji e jona të thyejmë këto “kështjella të qeverisjes” në baza etnike. Ju e dini çfarë ndodhi kur u zgjodh për herë të parë kryetari i parlamentit shqiptar. Kur u zgjodh për herë të dytë nuk ishte më lajm për shkak se u bë pjesë e normalitet, që ky shtet është i përbashkët i maqedonasve dhe shqiptarëve. E njëjta me ministrin e Jashtëm. Me kryeministrin është e njëjta gjë. Për ne është me rëndësi që edhe një ditë të vetme të jetë kryeministri shqiptar. Në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të mos jetë më e rëndësishme nëse kryeministri është shqiptar apo jo”, tha ai.

https://a2news.com/2021/07/07/si-zgjidhet-bllokada-e-bullgarise-ndaj-maqedonise-se-veriut-osmani-ne-a2-cnn-edhe-ajo-ka-interes-qe-fqinji-i-saj-te-kete-stabilitet/

I pyetur se cili mund të jetë emri i kryeministrit të parë shqiptar, Osmani tha: “BDI është një akademi politike dhe mos keni dilema se do të ketë shumë alternativa nga mund të zgjidhet”.

Ministri shqiptar në kabinetin e Zaev shtoi se statusi i shqiptarëve është transformuar rrënjësisht që me Marrëveshjen e Ohrit. “Sot kemi krerët e institucioneve shqiptarë, kryetari i parlamentit, unë si ministër i Jashtëm, ministri i Financave, i ambientit e shumë të tjera. Kemi krijuar një situatë bashkëudhëheqëse, shqiptarët janë bërë pjesë e rëndësishme të ekonomisë së vendit”, shtoi ai.

https://a2news.com/2021/07/07/integrimi-i-ballkanit-perendimor-osmani-be-e-ka-te-veshtire-ti-jape-te-drejten-e-vetos-6-vendeve-qe-nuk-merren-vesh-per-asgje/

A2 CNN Livestream

Dita jonë