Olsian Çela: Destinacioni final është shteti ligjor dhe kthimi i besimit të publikut te drejtësia

7 KORRIK ETILDA GJONI frame 27427 1100x620

“Destinacioni final është shteti ligjor dhe kthimi i  besimit të publikut te drejtësia”. Këtë mesazh përcolli prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, në konferencën e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit të institucioneve.

Sipas tij, mbledhja e provave nga institucionet publike dhe jopublike do të ulë kohën e hetimit dhe do të rrisë efikasitetin e drejtësisë.

“Janë marrë masa në forcimin e kapaciteteve institucionale sa i takon krimit financiar dhe aseteve financiare. Koordinimi mes PP dhe SPAK do të ndihmojë. Janë nënshkruar morandume edhe me ILD. Mbledhja e provave nga institucionet publike dhe jopublike do të ulë kohën e hetimit, do të shkurtojë shpenzimet dhe do të rrisë efikasitetin”.

Sa i takon vakancave të përkohshme, Çela sugjeroi shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore

“Po krijohen vakanca të përkohshme. Shtimi i oficerëve të policisë gjyqësore do të ndihmojë në vakancën e krijuar. KLP dhe PP të japin kontributin në funksion të përmbushjes së punës së prokurorit të Përgjithshëm për mbarëvajtjen”.

Duke pranuar sfidat e shumta që shtrohen përpara drejtësisë, ai tha se duhet të ecet përpara me vështrim kritik.

“Sfidat janë të shumta dhe në disa plane. Rritja e performancës kushtëzohet nga interpretimi pozitiv mes tyre, largpamësi dhe të ecim përpara me një vështrim kritik”.