Parlamenti zgjedh Armela Krasniqin si kryetaren e re të AMA-s

Me 83 vota pro, parlamenti zgjodhi Armela Krasniqin si kryetare të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, Kuvendi zgjodhi në krye të AMA-s drejtoren e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e cila gjithashtu ka mbajtur deri në vitin 2017 edhe postin e shefes së Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri.

Delegacioni i Bashkimit Europian i kishte bërë thirrje Kuvendit ta shtynte për në shtator këtë vendim, por sugjerimi nuk u mor parasysh.

Pak minuta para vendimit, kreu i PD, Basha e quajti “harbutëri” në dëm të Shqipërisë”.