Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Përgjimet e policisë, Bilali: Detyrë e prokurorive për të konstatuar nëse janë përdorur

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 13:12 | Aktualitet
Përgjimet e policisë, Bilali: Detyrë e prokurorive për

Pezullimi i nenit mbi përgjimet e policisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese është mirëpritur nga juristët të cilët thonë se dispozita e hartuar nga Ministria e Brendshme nuk ishte e qartë, ndërsa binte në kundërshtim dhe me ligjin për përgjimet.

Por çfarë ndodh në një kohë që ligji i ndryshuar i policisë kishte 6 muaj që vepronte ndërsa përgjimet mund të jenë aplikuar përgjatë kësaj kohe?

“Do të jetë detyrë e prokurorive në rastin konkret që kur konstatojnë nga ana e policisë se në zbatim të kësaj dispozite janë përdorur këto mjete për konfirmimin e provës do të jetë kompetencë e prokurorisë për të mos i përdorur këto, pasi kur të shkojë në gjykatë mund të konstatojë pavlefshmëri absolute të këtyre vendimeve si akte proceduriale”, thotë Bilali.

Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese pranoi ankimin e Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit duke pezulluar nenin 131 mbi masat e veçanta që aplikon policia.

Në vendimin e bërë publik, gjykata argumentoi se përgjimet kufizonin të drejtën kushtetuese të jetës private, por edhe duke mos respektuar kështu rastet e kufizimit të kësaj të drejte me ligj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë