Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Publikohen pamjet, persona të armatosur hapin zjarr ndaj makinës së policisë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 17:50 | Bota

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur disa persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një makine policie, e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi pasi ishte telefonuar për një ngjarje të pavërtetë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në Tijuana të Meksikës, ku mbeti i plagosur një oficer i policisë, ndërsa 15 orë më herët një tjetër ngjarje e ngjashme la të plagosur dy policë në Tijuana.

Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë duken dy persona të armatosur në një rrugicë teksa qëllojnë menjëherë sapo vjen makina e policisë. Njëri nga oficerët mori një plumb në fytyrë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

“Policia u nis menjëherë pas një njoftimi për një ngjarje, e cila nuk ishte e vërtetë dhe ra në pritën e autorëve. Kjo është mizore dhe po ndodh për shkak të punës së mirë që ka bërë policia në këto zona gjatë kohëve të fundit”, tha Pedro Cruz, një zyrtar i policisë në Tijuana.

Për këto ngjarje, policia ende nuk ka asnjë autor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë