Shkrumbohet gjatë natës lokali në Vlorë, të paqarta shkaqet

Një lokal është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Lokali ndodhet në lagjen “1 maji” të këtij qytetit.

Siç shihet edhe nga pamjet, lokali është shkrumbuar tërësisht. Ende nuk dihen shkaqet e djegies së lokalit, ndërkohë që raportohen vetëm dëme të konsiderueshme materiale dhe nuk ka të dhëna për të lënduar.  

Policia është duke hetuar për ngjarjen.