Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Koplik, plagoset zonja e shtëpisë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 09:44 | Kronikë

Një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua këtë mëngjes në Malësinë e Madhe rreth orës 06:10. Në një shtëpi në fshatin Polvar, Njësia Administrative Qendër Koplik në Malësinë e Madhe ka shpërthyer bombola e gazit duke marrë flakë njëra nga dhomat e shtëpisë.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikësve nga qyteti i Koplikut që kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin që rrezikonte gjithë shtëpinë e shtetasit Agim Kukaj.

Burimet bëjnë të ditur se është djegur njëra nga dhomat, ka shumë dëme materiale, ndërkohë që ka pësuar djegie e zonja e shtëpisë Sadete Kukaj, e cila po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë